Java Europiane/ 350 mijë shqiptarë ndoqën koncertet online

#EuropeWeekAlbania

#EuropeWeekAlbania ka përfunduar! Faleminderit 350.000 njerëzve që kanë ndjekur videot dhe koncertet tona. Java virtuale e Evropës që kremton solidaritetin BE-Shqipëri ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm me 2.7 milion njerëz të arritur përmes platformave të mediave sociale të Delegacionit të BE-së!Në rast se nuk patët mundësi ta ndiqni, ky është mesazhi përmbyllës me të cilin artisti italian Al Bano iu drejtua mbrëmë fansave të tij shqiptarë!Java e Evropës 2020 u organizua nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri në bashkëpunim me 13 ambasadat e shteteve anëtare. Të 15 performancat mund t'i shijoni në faqen e Facebook-ut të Delegacionit – https://bit.ly/3dxGx3WShihemi vitin tjeter!—#EuropeWeekAlbania is over! Thanks so much to the 350.000 people who have watched our videos and concerts. Our virtual Europe Week celebrating EU-Albania solidarity has been a phenomenal success with 2.7 million people reached on our social media platforms!In case you missed it, here is the closing message that Italian artist Al Bano addressed to his Albanian fans last night!Europe Week 2020 was organised by the EU Delegation to Albania in cooperation with 13 Member States Embassies. All 15 performances are available on the Facebook page of the Delegation https://bit.ly/3dxGx3WSee you next year!#StrongerTogether #EuropeWeekAlbania #EuropeWeek2020European CommissionEU Neighbourhood & Enlargement European External Action Service – EEAS

Gepostet von European Union in Albania am Sonntag, 10. Mai 2020

TIRANË, 11 maj /ATSH – I. Vata/ Delegacioni i BE-së në Shqipëri me rastin e përfundimit të Javës Europiane falënderon 350 000 personat që kanë ndjekur videot dhe koncertet online, duke e konsideruar Shqipërinë sukses të jashtëzakonshëm me 2.7 milionë ndjekës.

“Faleminderit 350 000 njerëzve që kanë ndjekur videot dhe koncertet tona. Java virtuale e Europës që kremton solidaritetin BE-Shqipëri ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm me 2.7 milionë njerëz të arritur përmes platformave të medieve sociale të delegacionit të BE-së”, shprehet delegacioni.

“Në rast se nuk patët mundësi ta ndiqni, ky është mesazhi përmbyllës me të cilin artisti italian Al Bano iu drejtua mbrëmë fansave të tij shqiptarë! Java e Europës 2020 u organizua nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri në bashkëpunim me 13 ambasadat e shteteve anëtare”, shprehet delegacioni i BE-së.

Këngëtari i njohur italian, Albano Carrisi  shprehet se i dërgon një përqafim gjithë popullit shqiptar, si puljez. “Puljez, por tashmë edhe shqiptar, sepse më kanë dhënë pasaportën. Jam qytetar shqiptar me të drejta të plota”, u shpreh ai.

“Kam pasur shumë takime në Shqipëri në të gjitha këto vite. Hera e parë që kam qenë në Shqipëri ka qenë në vitin 1985. Solla tim atë dhe ishte një takim interesant sepse zgjoi tek unë emocione unike, të papërsëritshme, sepse im atë më kishte folur gjithnjë për Shqipërinë, në mënyrë të jashtëzakonshëm, ndonëse kishte shkuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por më ka folur gjithnjë për pozitivitetin e popullit shqiptar. Kur më kërkoi ta shoqëroja, ishte viti 1985. “Para se të vdes dua të shkoj në Shqipëri”, më tha. Iu vura punës dhe shkuam. Për mua ishte një zbulim shumë interesant, sepse ai më tregonte, apo më mirë më bënte të shihja të gjitha ato zona që më kishte treguar gjatë fëmijërisë time. Më fliste gjithnjë për Shqipërinë, për luftën që i ishte dashur të kalonte, por mbi të gjitha më thoshte: “Unë kurrë nuk kam vrarë njeri. Kur ndokush më thoshte të qëlloja, qëlloja në ajër. Dhe ky ka qenë një mësim i paharruar për mua, i jashtëzakonshëm, human”, shprehet ai. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.