Tepelenë/ 80 familje në nevojë u ndihmuan me ushqime këtë javë

TIRANË, 10 maj /ATSH/- 80 familje në nevojë u ndihmuan me pako ushqimore këtë javë në bashkinë Tepelenë, në kuadër të operacionit humanitar, në kushtet e situatës së COVID-19.

Bashkia Tepelenë, bëri të ditur se gjatë javës 4-10 maj, u shpërndanë pako me ushqime për 23 familje dhe individë, në zonën e Kurveleshit, në 50 familje të fshatave Dukaj, Salari, Turan, Mamaj, Veliqot, Bënçë, Dragot dhe për 27 familje në njësinë administrative Lopës.

Bashkia njoftoi se ndonëse gradualisht po fillon edhe lehtësimi i masave kufizuese të lëvizshmërisë, puna e ekipeve të patronazhistëve, 8 nga të cilët në qytetin e Tepelenës, 14 në njësinë Qendër dhe 5 në njësinë Kuvelesh, do të vijojë deri në fund të luftës ndaj COVID-19, për t’iu gjendur pranë të moshuarve që kërkojnë ndihmë për ushqime apo ilaçe, si dhe familjeve në nevojë. e.xh/j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.