FOTO/ E diela e fëmijëve dhe e prindërve, Linda Rama me djalin Zaho në një nga parqet e Tiranës

TIRANË, 10 maj/ATSH/ Bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama ka shijuar të dielën e “lirisë” së bashku me djalin Zaho, në një nga parqet e Tiranës pas një jave izolim.

Nga fotot e publikuara Zaho shihet duke u argëtuar, ndërsa Linda Rama shijon momentet e argëtimit me të.

Në këtë të diel të fëmijëve dhe prindërve edhe Linda Rama së bashku me djalin e saj zgjodhën të shijonin këtë ditë në liri duke u argëtuar dhe shijuar natyrën e kryeqytetit.

Prindërit dhe fëmijët deri në 14 vjeç gjallëruan sot parqet dhe rrugët e kryeqytetit ku nga ora 10:00 deri në 17:30 vetëm ata kishin të drejtë liridalje.

Ndërkohë që nga e hëna nis normaliteti i ri i sjelljes individuale sipas rregullave strikte në mbrojtje të shëndetit me vetëdije qytetare. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.