​Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 880 të infektuar, 28 vdekje dhe 653 të shëruar

PRISHTINE, 10 maj/ATSH/- Ndryshe nga ditët e fundit dje janë shënuar rritje rastet me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit të IKSHP-së, janë shënuar 8 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 31 pacientë.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 653 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 09 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.734 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 880 raste, me 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. /KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.