SHBA – Arrin në 77 178 numri i viktimave nga COVID-19, 1 635 në 24 orë

UASHINGTON, 9 maj /ATSH-AFP/ – SHBA-ja regjistroi sot 1 635 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në 24 orë duke e çuar bilancin total në 77 178 të vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

SHBA-ja numëron edhe 1,28 milionë raste të diagnostikuara zyrtarisht (+29 079 në 24 orë).

Rreth 200 000 persona janë deklaruar të shëruar.

Bilancet ditore në SHBA nuk po kalojnë nën pragun e 1 000 të vdekurve që prej 1 prillit. Pasi regjitroi më shumë se 3 100 të vdekur në 24 orë në mes të muajit prill, vendi ka mbetur i bllokuar në një shifër që nuk po shënon ulje.

Pavarësisht kësaj, presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi një rihapje të shpejtë të ekonomisë amerikane, shkatërruar nga vendosja e masave masive kufizuese dhe të distancimit social. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.