FOTO-Masa kundër COVID-19/ Vijon dezinfektimi në institucionet arsimore në Memaliaj

TIRANË, 9 maj /ATSH/- Në qytetin e Memaliajt vazhdon dezinfektimi në ambientet e institucioneve arsimore në kuadër të masave kundër COVID-19.

Ekipet e shërbimit në bashkinë Memaliaj, i janë rikthyer për herë të tretë, që prej fillimit të shfaqjes së COVID -19, në vendin tonë, procesit të dezinfektimit të rrugëve dhe ambienteve publike për të ulur mundësinë e infektimit nga koronavirusi.

Këtë fundjavë dezinfektimet po kryen në shkollën e mesme të bashkuar “Xhevit Çela” të njësisë administrative Luftinjë, për t’ju garantuar maturantëve rikthim në bankat e dijes më të mbrojtur nga kjo pandemi.

Në Memaliaj, nuk ka të prekur me COVID-19 dhe kjo bashki është përfshirë në listën e “bashkive të gjelbra” që parashikon lehtësimin e hapjes por pa cënuar protokollet e masave mbrojtëse ku përshihet edhe procesi i dezinfektimit. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.