Operacionet humanitare/ Sot u ndihmuan 1226 familje e pensionistë të vetmuar


TIRANË, 9 maj/ATSH/ Në kuadër të operacioneve humanitare, sot janë ndihmuar 1226 familje e pensionistë të vetmuar me ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera.

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se “do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës”.

Çdo ditë strukturat e shtetit ndodhen në terren për të shpërndarë ndihma për familjet në nevojë dhe pensionistët e vetmuar, si dhe për t’i asistuar në tejkalimin e situatës së krijuar nga COVID-19./m.m/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.