MV – Regjistrohen 36 raste të reja me COVID-19

SHKUP, 9 maj /ATSH-AA/ – Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut konfirmoi 36 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1 622 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Sipas një deklarate të ministrisë, në 24 orët e kaluara humbi jetën një person, duke e çuar në 91 numrin e viktimave.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 13 pacientë të shëruar dhe deri tani janë shëruar gjithsej 1 112 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se në të njejtëjn periudhë kohore janë kryer 411 teste për COVID-19, ndërsa gjithsej janë kryer 18 821 teste.

Numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 419./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.