FUTBOLL – Ikardi do të zëvendësojë Obamejangun?

LONDER, 9 maj /ATSH-MIA/ – Klubi i futbollit ”Arsenal” mund ta zëvendësojë Pjer Emerik Obamejang me Mauro Ikardin.

Sipas medieve italiane, sulmuesi i ”Paris Saint-Germain” së shpejti mund të shpërngulet në ishull.

Argjentinasi megjithatë është lojtar zyrtar i ”Interit”, por ai me siguri nuk do të kthehet në këtë klub dhe do të duhet të kërkojë mjedis të ri nëse parizianët nuk vendosin ta blejnë marrëveshjen e tij.

Këtu në skenë hyjnë “topçinjtë” të cilët me siguri së shpejti do të duhet ta shesin sulmuesin e Gabonit, i cili, sipas mediave është i pakënaqur nga klubi.

Obamejang shpesh herë është lidhur me transferin në një klub tjetër, midis tyre edhe tek ”Real”-i i Madridit./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.