Foto/ Parada e mjeteve RETRO në Tiranë, manifestim i së bukurës mbi katër rrota

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Karvani i mjeteve RETRO nga koleksioni shqiptar zhvilloi sot një paradë në kryeqytet.

“Sot në Tiranë një manifestim i të bukurës mbi katër rrota”, tha Kryeministri Rama duke ndarë pamje nga ky aktivitet.

Karvani u nis nga “Arena Kombëtare”, duke përshkuar disa segmente rrugore në kryeqytet, që i rikthyen Tiranës zhurmën e makinave të vjetra bashkë me nostalgjikët e tyre.

Në Shqipëri, vlerësohet se ka një numër të konsiderueshëm mjetesh rrugore të hershme, por që për shkak se nuk ka pasur një akt ligjor që të mbrojë dhe promovojë këtë pasion, nuk kanë qenë asnjëherë të ekspozuara tërësisht.

Nga verifikimet në terren ka mjete rrugore që pavarësisht viteve, janë të ruajtura në kushte shumë të mira teknike, madje mund të qarkullojnë në rrugë.

Tashmë është krijuar Qendra Historike Shqiptare RETRO, një hapësirë ku mund të gjenden mjete të hershme dhe jo vetëm, por edhe pjesë mjetesh, dokumentacione, targa të ruajtura nga koleksionistë të sendeve apo relikeve të vjetra dhe që janë të mirëmbajtura.

/m.m/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.