FOKUS – Arrin në katër milionë numri i të infektuarve me COVID-19 në mbarë botën

NJU JORK, 9 maj /ATSH-AA/ – Numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën e katër milionë personave, sipas faqes së internetit “Worldometer”. 

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, ka arritur në mbi katër milionë numri i rasteve me COVID-19 deri më tani në mbarë botën.

Vendi me numrin më të madh të rasteve është SHBA-ja me 1 317 852 raste, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 260 117, Italia me 217 185, Britania e Madhe me 211 364, Rusia me 187 859, Franca me 176 079, Gjermania me 170 489, Brazili me 151 088, Turqia me 135 569, dhe Irani me 104 691 raste.

Ndërkohë në Kinë ku është shfaqur virusi janë regjistruar 82 886 raste.

Vendet tjera me mbi 20 mijë raste janë si më poshtë:

“Kanadaja (66 313), Peruja (61 847), India (59 693), Belgjika (52 011), Holanda (42 093), Arabia Saudite (35 432), Ekuadori (30 298), Zvicra (30 207), Meksika (29 616), Portugalia (27 268), Pakistani (26 435), Kili (25 972), Suedia (25 265), Irlanda (22 541), Singapori (21 707), Bjellorusia (21 101) dhe Katari (20 201)”.

Virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.

Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 275 423 persona, ndërkohë janë shëruar 1 375 748 persona të infektuar si dhe vazhdon ende trajtimi për 2 349 102 persona të infektuar aktiv./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.