FILIPINE – Qeveria shpall kufizime të reja për fluturimet ndërkombëtare

MANILA, 9 maj /ATSH-DPA/ – Filipinet njoftuan sot për kufizime të reja lidhur me fluturimet ndërkombëtare që ulen në aeroportin e saj kryesor, ku janë raportuar shumica e rasteve me koronavirus.

“Duke filluar nga 11 maji, do të ketë ditë të caktuara për uljen e avionëve ndërkombëtarë dhe fluturimeve tregtare në aeroportin ndërkombëtar ‘Ninoy Aquino’ (NAIA)”, deklaroi Autoriteti i Aviacionit Civil i Filipineve (CAAP).

Fluturimet do të lejohen vetëm të hënën dhe të enjten, ndërsa fluturimet tregtare do të lejohen të martën, të mërkurën, të premten, të shtunën dhe të dielën.

“Kufizimet, që do të jenë në fuqi deri më 10 qershor, synojnë të sigurojnë që në aeroport të mos hyjnë më shumë se 400 pasagjerë në ditë”, shtoi CAAP.

Të dielën e kaluar, CAAP ndaloi përkohësisht hyrjen e të gjitha fluturimeve ndërkombëtare për një javë, me qëllim lirimin e vendeve në karantinë, pas rritjes së rasteve nga punëtorët filipinas që ktheheshin në vend. / /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.