VIDEO- Rikthimi i maturantëve në shkolla/ Bashkia Kamëz nis dezinfektimin e të gjitha gjimnazeve

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Në kuadër të rifillimit dhe rikthimit të maturantëve në shkolla, bashkia e Kamzës ka nisur dezinfektimin e të gjitha gjimnazeve, për të ofruar siguri maksimale.

Kryetari i bashkisë, Rakip Suli bëri të ditur se deri tani ka përfunduar dezinfektimi i 3 prej tyre, “Ibrahim Rugova” në Kamëz, “Isa Boletini” në Paskuqan, “Gramoz Palushi” në Babrru Qendër.

Suli tha se së shpejti do të dezinfektohen edhe godinat e tjera./a.gjonaj//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.