TEKNOLOGJI – Tregu i smartwatch rritet me 20% pavarësisht pandemisë

NJU JORK, 8 maj /ATSH-ANSA/- Epidemia e koronavirusit e cila rrëzoi shitjet e smartfonëve nuk e ka kthyer mbrapsht trendin në tregun e smartwatch, i cili vazhdon të rritet.

Për tremujorin e parë, studiuesit e ”Strategy Analytics” tregojnë për një rritje prej 20% në të gjithë botën, duke arritur në 14 milion njësi.

“Kërkesa globale për orë inteligjente ka vazhduar të rritet. Smartwatches janë duke u shitur mirë përmes internetit, me shumë konsumatorë që kanë përdorur këto pajisje për të monitoruar shëndetin dhe aktivitetin fizik gjatë bllokimit”, shpjegon analisti Steven Waltzer./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.