Operacionet humanitare në Dibër/ Prefekti Shehu: 757 pako ushqimore për familje në nevojë gjatë kësaj jave

TIRANË, 8 maj /ATSH – I. Vata/ Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu tha sot për ATSH-në, se operacioni humanitar për familjet në nevojë vazhdon në të gjitha bashkitë e Dibrës dhe këtë javë janë shpërndarë 757 pako ushqimore si dhe ndihma joushqimore.

Shehu tha se “gjatë kësaj jave nga bashkitë e qarkut është shërbyer për familjet në nevojë me ndihma ushqimore 402 pako, 35 mjekësore , 98 ushqimore dhe joushqimore. Nga këto në Dibër 47 pako ushqimore, 18 asistime mjekësore dhe 27 ushqimore dhe jo ushqimore”.

“Në bashkinë Bulqizë janë shpërndarë 58 pako ushqimore, 28 mjekësore, 29 ushqimore dhe jo ushqimore. Në bashkinë Klos janë shpërndarë 28 ushqimore, 1 mjekësore 30 ushqimore dhe joushqimore. Në bashkinë Mat janë shpërndarë 269 pako ushqimore, 3 mjekësor”, tha ai

Prefekti i Dibrës Shehu tha se “ po ashtu, gjatë kësaj jave 6 grupe pune të përbashkëta nga Inspektorati i Higjienës dhe Shëndetësisë, Inspektorati i punës, AKU, tatimet dhe Drejtoria e Shërbimeve të Transportit kanë vijuar monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të protokolleve të higjienës për bizneset e lejuara të ushtrojnë aktivitet”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.