OFL vazhdon punën, mbi 100 kërkesa në SPAK dhe mijëra persona subjekt i ligjit

TIRANË, 8 maj /ATSH – I. Vata/ “OFL, Policia e Shtetit, SPAK dhe gjykata vazhdojnë analizimin e dosjeve dhe janë 100 të tilla në pritje dhe mijëra të tjera që janë shpallur si subjekt i ligjit”, tha zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj.

Gjatë në një intervistë televizive, Hodaj tha se “Operacioni Forca e Ligjit po vazhdon në kushtet ku jemi në mbyllje totale, ku institucionet funksionojnë të limituara, sepse duhet të kuptojmë  se si ndërtohet një dosje e forcës së ligjit. Pra pavarësisht se policia ka qenë e avantazhuar në këtë sens, sepse ka qenë të gjithë kohës në punë, të gjithë institucionet e tjera kanë qenë të limituara, për të mos thënë për gjykatë që nuk ka mbajtur seanca. Pra, gjithë situata ka ndikuar në një frenim por koha është shfrytëzuar në përgatitjen materiale që do shohim besoj në ditë në vijim”.

Mbi punën e operacionit “Forca e Ligjit”, Hodaj theksoi se bën të mundur heqjen dhe  parandalimin e injektimit të parave kriminale në ekonomi që janë të dëmshme dhe penalizojnë të gjithë pjesën e ligjshme.

“Nëse flasim për gjëra konkrete. E para, flasim për një instrument modern në duart e Policisë së Shteti, Prokurorisë dhe Gjykatës. Në fakt, të gjithë i mëshojnë pjesë së pasurisë. Në fakt, pjesa e pasurisë është një nga shtyllat. Unë insistojë dhe jam i bindur se pjesa e masave personale dhe pjesë e masave ekonomike që janë të parashikuar në të njëjtin nivel janë po aq të rëndësishme. Nëse flasim për gjëra personale, e bëjmë personazhin të padëshirueshëm në rrjetet kriminale, sepse kur arrimë në mbikëqyrje speciale, në vëzhgim nga Policia e Shtetit apo në kufizim të lëvizjes patjetër, padyshim që i kufizohet aktiviteti. Nëse flasim për masa pasurore të do të thotë se heqim nga disponibilitet grupe të krimit të organizuar asete të cilat mund të përdoren. Nëse flasim për masa ekonomike kemi parandalimin e injektimit të parave kriminale në ekonomi që janë të dëmshme dhe penalizojnë të gjithë pjesën e ligjshme”, – tha ai.

Ai shton se “Policia e Shteti, Prokuroria dhe gjykata kanë një instrument modern dhe për të zhvilluar këtë lloj procedure kanë nevojë pr një bazë të dhënash dhe një punë përgatitore”.

Në lidhje se kush janë rastet më të bujshme, Hodaj tha se “si çdo punë që nis nga themeli ka nevojë për një punë përgatitor. E para e punës, i dhamë në dorë një instrument të ri që është ndryshe nga të mëparshmit, Do të thotë së Policia e Shteti e para e punës, duhet të ndërtonte një bazë të dhënash, cilët janë subjektet”.

“Për sa i përket shifrave nuk mund të dal sepse janë shifra operacionale. Është bërë një analizë e thellë e të gjithë atyre që janë subjekt i këtij ligji, duke qenë se baza ligjore që i bënë subjekt të këtij ligji është goxha e gjerë, mund të themi se kemi mijëra person që mund të jenë subjekt i ligjit. Nga këta jo domosdoshmërish, do jenë të gjithë subjekt i OFL. Puna e Operacionit Forca e Ligjit përveç atyre që janë parë në media apo bërë publike ka dhe mbi 100 kërkesa që kanë shkuar në SPAK, pra janë 100 dosje për hetim të mëtejshëm. Pra për ta kuptuar, OFL bënë punë përgatitore, SPAKU e vlerëson dhe e çon më përpara dhe gjykata është ajo që jep vendimin përfundimtar, pra nëse jemi më këtë shifër sot pas tre muajsh që është në fuqi ku akt, kemi shumë herë më tepër dosje që janë rrugës për në gjykatë, por në këtë periudhë të pandemisë padyshim se kjo punë ka qenë e ngadalësuar, jo puna përgatitore por puna që është e dukshme”, theksoi ai.

Po ashtu, Hodaj tha se “kemi menduar se në këtë fazë sëmundja ishte më e rëndësishme për publikun, që ta dëgjojë dhe të ndërgjegjësohet, edhe kjo ka të bëjë me komunikimin publik pse OFL apo akti normativ nuk është përmendur aq shumë”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.