Mjeku Kalo apel qytetarëve: Është koha juaj, populli im

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Mjeku infeksionist Tritan Kalo, pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën e koronavirusit në vend ka dhënë një mesazh për shqiptarët, duke pyetur nëse do të fillojnë të mendojnë thelbësisht për ardhmërinë dhe mirëqenien.

Ai pyet nëse kanë reflektuar në dy muaj karantinë, apo “do vijojmë të brohorasim “Rroftë partia” dhe të nesërmen të marrim rrugët e kurbetit?!

“A kemi reflektuar ndopak si “il poppolo Albanese” gjatë këtyre dy muajve “Quarantin”… Do fillojmë të mendojmë thelbësisht për ardhmërinë dhe mirëqenien tonë, apo do vijojmë të brohorasim “Rroftë Partia”, e të nesërmen me trastë krahut të marrim udhën e hidhur të theqafjes/kurbetit…”, është shprehur mjeku Kalo.

“Kurrë të mos i harrojmë vargjet epope: “Koha është e Maskarenjve, por atdheu i Shqiptarëve” (Ali Asllani)… Është koha e juaj, Populli im!!!”, tha Kalo.

/gj.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.