MJEKESI – Përshpejtohet studimi i barnave për trajtimin e COVID-19

UASHINGTON, 8 maj /ATSH-ANSA/ – Një mënyrë e shpejtë për të zhvilluar vaksinën anti-Covid-19 duke ulur çdo rrezik të vonesës për shkak të vlerësimeve shumë të zgjatura të testeve të kafshëve dhe në të njëjtën kohë garantimin e sigurisë është sfida e dyfishtë e studimit të nisur nga Barney Graham i Instituti Kombëtar amerikane për Sëmundjet Infektive.

”Përshpejtimi i studimit për vaksinat është i domosdoshëm duke marrë parasysh që SarsCoV2 është një virus i panjohur për sistemin imunitar të njeriut dhe pasojat e epidemive të përsëritura mund të jenë papranueshmërisht të larta,” theksoi Graham.

”Përshpejtoni studimet që synojnë përdorimin e barnave për të trajtuar sëmundje të tjera kundër koronavirus Sars-CoV-2”, është apeli i nisur në revistën ”Science” nga grupi i farmakologut Kiplin Guy i Universitetit të Kentucky.

”Studimet e kontrolluara janë të nevojshme për të provuar një numër të madh të ilaçeve ekzistuese, nga hidroksilkolina deri tek remdesivir, kundër Covid-19, dhe kjo duhet të bëhet më shpejt se sa ato që janë këshilluar nga komisionet etike dhe autoritetet rregullatore për të zhvilluar projekte testimi që zgjasin me muaj, ndërsa pandemia tani kërkon veprim për sa i përket javëve”, theksuan studiuesit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.