GJENEVË – OBSH: Në luftën kundër koronavirusit duhet solidaritet global

GJENEVE, 8 maj /ATSH-ANSA/- Për të fituar ndaj koronavirusit nuk është e mjaftueshme të zhvillojmë një vaksinë, por duhet solidariteti global, që është po aq i rëndësishëm, deklaroi drejtori i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e zakonshme për koronavirusin duke kujtuar se sot ishte edhe 40-vjetori i zhdukjes së sëmundjes së lisë së  dhenve.

“Elementi vendimtar në fitoren kundër lisë së dhenve ishte solidariteti global”, theksoi ai nga selia në Gjenevë.

”Pavarësisht Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik dhe SHBA bashkuan forcat për të fituar kundër një armiku të përbashkët, duke pranuar se virusi nuk i dallon kombet apo ideologjitë. Tani kemi nevojë për më shumë se kurrë të njëjtin solidaritet”, përfundoi ai. /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.