FOTO-Durrës/ Shembet me shpërthim të kontrolluar godina 6-katëshe e dëmtuar nga tërmeti

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Një tjetër godinë e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës në Durrës, u shemb sot me shpërthim të kontrolluar.

Specialistët e batalionit xhenier të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura, realizuan shembjen përmes shpërthimit të kontrolluar të ndërtesës 6-katëshe.

Specialistët xhenio në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) prej disa ditësh punuan për kryerjen e punimeve përgatitore për shembjen e pallatit, të konsideruar si të pabanueshëm si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kati i parë i godinës ka qenë tërësisht i shkatërruar, çka ka vështirësuar punën parapërgatitura të forcave xhenio.

/m.m//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.