FOKUS – ”Frontex” pret fluks migrantësh në kufirin turk

BERLIN, 8 maj /ATSH-DPA/ – Agjencia kufitare e Bashkimit Europian, ”Frontex” pret një tjetër fluks migrantësh, pasi Turqia të heqë kufizimet kundër koronavirusit, sipas medieve gjermane duke cituar një raport të brendshëm të ”Frontex”.

Dokumenti i ”Frontex”, i datës 5 maj, thotë se pas lehtësimit të kufizmeve në provincat turke të Canakale, Stamboll dhe Izmir, mund të pasojnë lëvizjet masive të migrantëve drejt kufirit greko-turk, raportoi gazeta “Die Welt”.

Raporti nga agjencia e BE-së, që ka për detyrë të kontrollojë kufirin e zonës Schengen, shton se 262 oficerë policie nga rajone të tjera të Greqisë janë dërguar në zonën përreth lumit Evros, një pikë e nxehtë konflikti.

Në fund të shkurtit dhe fillimit të marsit, mijëra migrantë u afruan në kufirin turko-grek dhe u përpoqën të kalojnë në Europë, pas vendimit të Ankarasë për të ndaluar bllokimin e tyre për të arritur në Greqi dhe duke hyrë kështu në Bashkimin Europian.

Lidershipi turk kishte provuar të bindte BE-në për të shpejtuar transferimin e miliarda eurove në ndihmë të akomodimit të migrantëve në Turqi.

Turqia strehon aktualisht 4 milionë refugjatë, përfshirë 3,6 milionë sirianë./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.