BM – Elizabeth II: Asnjë dorëzim përballë COVID-19

LONDER, 8 maj /ATSH-ANSA/ – Asnjëherë mos u dorëzo dhe kurrë mos u dëshpëro, është mësimi që mbretëresha Elizabeth II u kujton bashkatdhetarëve të saj përballë emergjencës së koronavirusit, duke folur në televizion me rastin e 75-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botëro.

Sovrania 94-vjeçarare britanike, mbajti fjalimin e saj të dytë para kombit që nga shpërthimi i pandemisë, filloi duke kujtuar sesi mesazhi i sotëm transmetohet saktësisht 75 vjet pasi babai i saj, mbreti George VI, njoftoi në radio përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Europë.

Mbretëresha mbajti një fjalim edhe mbi pandeminë e koronavirusit disa ditë më parë.

Sovrania del rrallë në televizione dhe mban pak fjalime para kombit. /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.