Berat/ Zylyftari për ATSH: Këtë javë janë shpërndarë 502 pako ushqimore për familjet në nevojë

TIRANË, 8 maj /ATSH – I. Vata/ Prefektja e qarkut të Beratit, Valbona Zylyftari tha sot për ATSH-në, se operacioni humanitar për familjet në nevojë vazhdon dhe gjatë kësaj jave janë shpërndarë 502 pako ushqimore dhe 53 pako joushqimore.

Zylyftari tha se ndihmat ushqimore për familjet në nevojë janë shpërndarë në të gjitha bashkitë e qarkut dhe ky operacion do vazhdojë deri në fund të pandemisë.

“Gjatë kësaj periudhe në rang qarku janë shërbyer në total 555 familje nga të cilat, 502 familje me ushqimore, 11 familje me ilaçe, 42 me të tjera”, tha ajo. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.