75-vjetori i LIIB / Meta: Shqipëria ka arsye të ndihet krenare për kontributin e saj gjatë kësaj lufte

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Shqipëria ka arsye të ndihet krenare për kontributin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar sot 75-vjetorin e fitores mbi nazi-fashizmin.

Duke shpërndarë një reagim të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenber, i cili ka vlerësuar rolin e aleancës së krijuar në rrënojat e Luftës së Dytë Botërore mes Europës dhe Amerikës së Veriut, Meta është shprehur se, “në 75-vjetorin e fitores mbi nazi-fashizmin, Shqipëria ka arsye të ndihet krenare për kontributin e saj gjatë LIIB dhe që prej 11 vitesh është e përkushtuar si anëtare e NATO”.

“Të angazhuar për të përmbushur të gjitha detyrimet për të qenë sa më parë edhe anëtarë të BE”, ka theksuar Presidenti Meta.

/gj.mima//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.