Zbatimi i protokollove të sigurisë/ 1 303 inspektime në fasoneri, ndëshkohen 39 subjekte

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Ndërsa vijon faza e rihapjes graduale sipas strategjisë së Komitetit Teknik të Ekspertëve, kërkohet vetëndërgjegjësim për zbatimin e protokolleve të sigurisë jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga bizneset që po vijojnë të hapen.

Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor vijojnë monitorimin e subjekteve të hapura.

Që nga fillimi i epidemisë në vend janë kryer më shumë se 45 mijë inspektime dhe janë ndëshkuar 159 subjekte për moszbatim të masave të sigurisë.

Fokus të veçantë ka patur monitorimi i fasonerive, ku janë kryer 1303 inspektime dhe janë ndëshkuar 39 subjekte. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.