SHBA – Trump rezulton negativ pasi punonjësi i Shtëpisë së Bardhë infektohet me COVID-19

UASHINGTON, 7 maj /ATSH-DPA/ – Një anëtar i ushtrisë amerikane i cili ka marrëdhënie të afërt pune me presidentin, Donald Trump rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

“Presidenti dhe zëvendëspresidenti kanë rezultuar negativë dhe gëzojnë shëndet të plotë”, deklaroi Hogan Gidley, një zëdhënës.

Gjatë publikimit të lajmit, zëvendëspresidenti, Mike Pence mori pjesë në dërgimin e mjeteve mjekësore në një qendër rehabilitimi, ndërsa aktualisht Trump ndodhet në Uashington.

Transmetuesi CNN njoftoi se personi i sëmurë është anëtar i marines, i cili punon si shërbëtor personal i Trump.

Thuhet se zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë testohen rregullisht për virusin. Përpara se anëtarët e trupave të shtypit të hyjnë në dhomat e konferencave u nënshtrohen kontrolleve të temperaturës. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.