POLONI – Shtyhen zgjedhjet presidenciale të 10 majit

VARSHAVË, 7 maj /ATSH-AFP/ – Zgjedhjet presidenciale polake, të parashikuara të dielën dhe shtyrja e të cilave u kërkua nga opozita për shkak të pandemisë, janë shtyrë për një datë tjetër, njoftuan krei i partisë në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) Jaroslaw Kaczynski dhe aleati i tij, Jaroslaw Gowin.

“Zgjedhjet e parashikuara më 10 maj nuk do të zhvillohen dhe presidentja e Dhomës së Ulët do të njoftojë datën e mundur për zgjedhje të reja”, theksuan në një deklaratë të përbashkët në Twitter dy politikanët.

Ata nuk dhanë asnjë detaj lidhur me këtë datë. Sipas Kushtetutës dhe një ligji të miratuar së fundi, ato mund të zhvillohen më 17 ose 23 maj./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.