LONDËR – Banka e Anglisë parashikon një recesion historik

LONDËR, 7 maj /ATSH-AFP/ – Banka e Anglisë parashikon një rënie historike prej 14% të Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit për shkak të tronditjes ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, duke mbajtur paralelisht një normë interesi prej 0,1%.

Në raportin e saj tremujor ajo theksoi se priste një rimëkëmbje në 2021 me 15%.

Dy javë më parë, Gertjan Vlieghe, anëtar i Komitetit të Politikës Monetare, paralajmëroi se  Britania e Madhe do të përballej me një recesion më të shpejtë dhe më të thellë se gjithçka që kemi parë në shekullin e kaluar për shkak të epidemisë.

Parashikimi për vitin 2020 është në të njëjtën linjë me atë të Zyrës për Përgjegjësi Buxhetore (OBR), një organ publik, i cili paralajmëroi për një rënie të mundshme të PBB-së prej 13% në vitin 2020.

Pas njoftimi të vendimit, stërlina, që ishte zhvlerësuar përballë dollarit dhe euros, regjistroi në rritje./ /ec/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.