IZRAEL – Parlamenti miraton marrëveshjen për qeverinë mes Netanyahut dhe Gantz

JERUZALEM, 7 maj /ATSH-AFP/ – Pasi Gjykatës Supreme, Parlamenti izraelit dha sot dritën e gjelbër për formimin e një qeverie të unionit mes kryeministrit, Benjamin Netanyahu dhe ish-rivalit të tij, Benny Gantz për t’i dhënë fund krizës më të gjatë politike në historinë moderne të Izraelit.

“Seanca plenare e Knesset (Parlamenti izraelit) miratoi në leximin e dytë dhe të tretë të amendamenteve projektin për qeverinë e unionit”, theksuan shërbimet parlamentare në një komunikatë.

“Shtatëdhjetë e një deputetë votuan pro dhe 37 kundër”, shtoi i njëjti burim./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.