COVID-19 – Franca konfirmon hapjen nga 11 maji

PARIS, 7 maj /ATSH-AFP/ – Kryeministri francez Edouard Philippe konfirmoi sot se heqja e kufizimit do të fillojë të hënën, më 11 maj, në të gjithë territorin metropolitan, por me kufizime të rrepta në rajonet më të rrezikuara, veçanërisht në Paris.

“Franca është e prerë përgjysmë sipas situatave shëndetësore”, tha Philippe gjatë një konference për shtyp.

Ai theksoi se në departamentet “e kuqe”, përfshirë Parisin, rregullat e hapjes do të jenë më kufizuese: shkollat ​​e mesme (11-14 vjeç) do të mbeten të mbyllura në maj dhe rregulla shumë të rrepta do të zbatohen në transportin publik .

Qeveria ka bërë publike për herë të parë një hartë të Francës mbi kapacitetet e departamenteve në testet virologjike, thelbësore për heqjen e kufizimit./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.