BULLGARI – Kampionati kombëtar i futbollit rifillon më 5 qershor

SOFJE, 7 maj /ATSH-AFP/ Kampionati bullgar i futbollit do të rifillojë më 5 qershor me dyer të mbyllura, pas një ndërprerje prej dy muajsh e gjysmë për shkak të masave kundër koronavirusin të ri, njoftoi sot federata.

“Stërvitja do të fillojë përsëri në mes të majit. Megjithatë evolucioni i epidemisë çoi në një ndërprerje të re, kampionati 2019/20 do të përfundojë në bazë të klasifikimit të përkohshëm”, tha Unioni Bullgar i Futbollit, në një njoftim për shtyp.

Sezoni duhet të përfundojë më 11 korrik dhe fillimi në vijim me 25 korrik.

Rifillimi i ndeshjeve në kategorinë e dytë është ende në diskutim.

Kryeministri Boïko Borissov e përshkroi dje futbollin si një valvul që duhet të zvogëlojë tensionin psikologjik të lidhur me izolimin.

Një nga vendet e para në Europë që detyroi kufizimin, Bullgaria po përjeton një përhapje relativisht të ulët të koronavirusit, me 1 811 raste të zbuluara dhe 84 vdekje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.