605 të shëruar që nga fillimi i epidemisë/ E shtruar në gjendje të rëndë në spital, 85-vjeçarja nga Shkodra fiton betejën me COVID-19

TIRANE, 7 maj/ATSH/- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur mbrëmjen e sotme se një 85-vjeçare nga Shkodra ka fituar betejën me koronavirusin.

Ministrja shprehet se “nënë Limja, e shtruar në gjendje të rëndë te “Shefqet Ndroqi”, ja ka dalë të shërohet.

“Nënë Limja, 85 vjeçe nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” me pneumoni dhe disa sëmundje bashkëshoqëruese, ja ka dalë të shërohet nga COVID-19 falë përkushtimit dhe punës së palodhur të spitalit COVID 2”, thekson Mnastirliu.

85-vjeçarja sot ka lënë spitalin dhe është kthyer pranë familjes së saj.

Gjithashtu, ministrja thekson se 10 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, ku që nga fillimi i epidemisë janë shëruar 605 pacientë./r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.