TURQI – TFF: Kampionati i futbollit rifillon më 12 qershor

STAMBOLL, 6 maj /ATSH-AFP/ – Kampionati turk i futbollit, i pezulluar për gati dy muaj për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri, do të rifillojë më 12 qershor, njoftoi të mërkurën Federata Turke e Futbollit (TFF).

“Në këtë pikë, ne kemi marrë vendim që të rinisim ligat profesionale (…) më 12, 13 dhe 14 qershor”, theksoi presidenti i TFF, Nihat Ozdemir në një konference shtypi.

Kampionati u pezullua në 19 mars./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.