SOFT NEWS – Archie ka për herë të parë… ditëlindjen!

LONDËR, 6 maj /ATSH-DPA/ – Mbretëresha Elizabeth II i dërgoi sot urimet e ditëlindjes  stërnipit të saj të tetë, Archie, i cili është djali i princit Harry dhe Meghan, dukeshës së Sussex, pasi ai mbush sot një vjeç.

“Gëzuar ditëlindjen Archie Mountbatten-Windsor, i cili po feston sot ditëlindjen e tij të parë!”, shkruan në Twitter Buckingham Palace, që e shoqëron me një fotografi të takimit të mbretëreshës, Archie-t, Harry-t, Meghan-it dhe nënës së saj, vitin e kaluar.

Vëllai i madh i Harry-t, princi William dhe babai i tyre, princi Charles, gjithashtu uruan Archie-n.

Archie Harrison Mountbatten-Windsor është i shtati në përputhje me fronin pas Charles, William, tre fëmijëve të William-it dhe Harry-t./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.