SHKENCË/MJEKËSI- Zbulohet leukoplaste ultra të hollë për të rigjeneruar indet

PIZA, 6 maj /ATSH-ANSA/ – Zbulohen leukoplaste mikroskopike me ultratinguj që veprojnë brenda trupit të njeriut direkt në indet e kërcirit, kockave dhe muskujve, duke stimuluar rigjenerimin e tyre.
Zbulimi i botuar në revistën ”ACS Applied Materiale dhe Interfaces”, është bërë nga universiteti ”Sant’Anna” i Pisas, në bashkëpunim me universitetin e Genovas dhe Kolegji Mbretëror të Kirurgëve të Irlandës.

Për të rigjeneruar organet dhe indet pa iu drejtuar transplanteve ose protezave, studiuesit kanë kombinuar për herë të parë një përzierje me partiçela të përbëra nga oksidi i zinkut. Këto leukoplaste vendosen përmes një mini- operacioni jo-invaziv, të lidhura në indet, të cilit i bashkëngjiten falë trashësisë së tyre ultra të hollë.

Pasi të jetë ankoruar, copëzat e leukoplastit mund të qendrojnë deri në 90 ditë brenda trupit të njeriut, duke siguruar efektin e saj terapeutik vetëm në indet e dëmtuara. Pasi të ketë mbaruar veprimi i tij, polimerët e përdorur riabsorbohen dhe degradohen në përbërës të riprodhueshëm. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.