MJEKËSI – Testi i shpejtë i pështymës zbulon koronavirusin në disa minuta

MILANO, 6 maj /ATSH-ANSA/ – Testi i shpejtë i pështymës (Trs) është në gjendje të zbulojë koronavirusin në disa minuta dhe së shpejti do të tregtohet me një kit të vërtetë, njoftoi Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Shtatë Liqeneve, në bashkëpunim me Universitetin e Insubria në Varese.

Mjeti i ri që mund të diagnostikojë pozitivitetin Covid-19 përmes pështymës, “duke marrë 3 deri në 6 minuta”, funksionon në mënyrë të ngjashme me një test shtatzënie.

Pështyma mblidhet në një tampon letre dhe trajtohet me një reagent të veçantë: nëse shfaqet një vijë është negative, nëse dy personi është pozitiv.

Sipas studiuesve testi do të jetë në gjendje të diagnostikojë pozitivitetin edhe tek subjektet asimptomatikë, një veçanti e rëndësishme në dritën e rihapjes progresive të shteteve. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.