COVID-19 – Serbia heq gjendjen e jashtëzakonshme

BEOGRAD, 6 maj /ATSH-AFP/- Parlamenti serb votoi në mbrëmje për të hequr gjendjen e jashtëzakonshëm të dekretuar më 15 mars për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri.

“Serbia ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit për të lehtësuar masat në fuqi”, tha kryeministrja Ana Brnabic, duke iu drejtuar deputetëve.

“Për më shumë se shtatë ditë Serbia ka patur më pak se 5 % të infektuar, që është një nga kushtet kryesore për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme”, shtoi ajo.

Që nga 15 marsi, në vend u vendos një shtetrrethimi nga ora 18:00 deri në 05:00 të mëngjesit në ditë pune dhe shpesh mbyllej për tërë fundjavën nga e premtja deri të hënën.

Pothuajse 10 000 njerëz në Serbi u infektuan dhe më shumë se 200 vdiqën nga COVID-19.

Që nga e hëna, Serbia ka lehtësuar masat kufizuese, me rihapjen e restoranteve dhe kafeneve, si edhe me rifillimin gradual të transportit publik në qytetet e mëdha./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.