BRUKSEL, 6 maj /ATSH-AFP/ – Kufizimi i vendosur në Belgjikë që prej mesit të muajit mars, për shkak të koronavirusit, do të vazhdojë të lehtësohet dhe tregjet jo thelbësore do të mund të rihapen të hënën nën kushte strikte, njoftoi sot kryeministrja belge, Sophie Wilmès.
“Që prej të dielës, çdo familje do të mund të mirëpresë në shtëpinë e saj katër persona, të familjes ose miq, me kusht që ato të jenë gjithmonë të njëjtët”, theksoi Wilmes në një konferencë shtypi për lehtësimin gradual të kufizimit.
Pandemia ka shkaktuar më shumë se 8 000 të vdekur në këtë vend prej 11,5 milionë banorë./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
