BRUKSEL – Michel: BE qëndron krah për krah me Ballkanin Perëndimor

BRUKSEL, 6 maj /ATSH/ – Bashkimi Europian qëndron krah për krah me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

”Samiti i sotëm i Zagrebit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të përqendrohet në trajtimin së bashku të pandemisë Covid-19”, shtoi ai.

”Ky samit do të konfirmojë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe përkushtimin për vlerat dhe reformat e Bashkimit Europian”, përfundon presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në një shënim në Twitter./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.