SUEDI – Linja ajrore, SAS siguron garanci prej 335 milionë dollarësh

STOKHOLM, 5 maj /ATSH-DPA/ – Linja ajrore skandinave, SAS njoftoi se ka nënshkruar një garanci kredie tre vjeçare për 335 milionë dollarë, e garantuar kryesisht nga aksionerët kryesorë të saj, qeveritë suedeze dhe daneze.

“Marrëveshja forcon pozicionin tonë financiar në një periudhë të vështirë, kur pjesa më e madhe e flotës sonë është pezulluar”, deklaroi shefi zyrtar financiar i SAS, Torbjorn Wist.

Suedia dhe Danimarka, secila me 15% të aksioneve të SAS, i bëri premtimet në mars kur pandemia shkaktoi pezullimin e fluturimeve.

Një javë më parë, SAS tha se do të fillojë procese për të reduktuar rreth gjysmën e forcës së punës, ose 5 000 pozicione me kohë të plotë. / / sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.