SPANJË – Rritje rekord e papunësisë në prill, kryesisht në sektorin e turizmit

MADRID, 5 maj /ATSH-AFP/ – Spanja regjistroi 282 891 të papunë më shumë në muajin prill, kryesisht në sektorin e turizmit, për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit, njoftoi sot Ministria e Punës.

Shifra e asistencës financiare të paguar për të papunët arriti një rekord historik, me një rritje prej gati 137% të numrit të përfituesve në prill gjatë një viti”, theksoi ministria në një komunikatë. a ministria në një deklaratë.

Në mars, Spanja kishte regjistroi tashmë një rritje historike të papunësisë, sipas qeverisë, me më shumë se 300 000 të papunë shtesë.

“Numri i kërkuesve për punë ka arritur në 3,8 milionë persona”, sipas ministrisë.

Në fund të marsit, Instituti Kombëtar i Statistikave (INE), të dhënat e të cilit të llogaritura ndryshe, e vlerësoi në 3,31 milionë numrin e të papunëve në Spanjë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.