Shëngjini nis përgatitjet për sezonin turistik

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Shëngjini ka nisur të bëhet gati për sezonin turistik të këtij viti. Fillimisht puna është përqendruar në rehabilitimin e trotuareve dhe qendrës së qytetit dhe më pas do të vijohet për sistemimin e bregdetit.

Nënkryetari i bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj u shpreh se situata e krijuar nga pandemia COVID-19 ka krijuar vonesa në nisjen e përgatitjeve, por garanton se gjithçka do të jetë gati brenda një kohe të shpejtë.

Sipas tij, i gjithë parashikimi për turizmin do të implementohet nga bashkia e Lezhës duke iu përshtatur situatës së krijuar nga COVID-19.

Paralelisht me bashkinë pritet të nisin përgatitjet për sezonin edhe bizneset në Shëngjin, të cilëve ju duhet të krijojnë kushtet në bazë të rregullave të përcaktuara për mbrojtjen nga COVID-19.

/m.m//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.