SHBA – “New York Times” kryeson çmimet Pulitzer 2020

NJU JORK, 5 maj /ATSH-AFP/ – Gazeta prestigjioze njujorkeze “New York Times” mori dje tre çmime Pulitzer, duke e bërë atë median më të vlerësuar në promovimin e vitit 2020.

New York Times u vlerësua për një seri artikujsh mbi gjendjen e vështirë të taksistëve të Nju Jorkut, të detyruar të merrnin hua shuma kolosale për të blerë liçencën e tyre dhe më pas u shkatërruan me ardhjen e VTC-ve.

E përditshmja, gjithashtu, fitoi në kategorinë ndërkombëtare, për mbulimin e asaj që paraqitet si një manovër nga Vladimir Putin për të konsoliduar fuqinë e tij dhe forcuar ndikimin e tij jashtë vendit.

Çmimi i tretë erdhi në kategorinë “Koment”, për një ese të gazetares Nikole Hannah-Jones, e cila ishte pjesë e projektit të “New York Times”-it “1619”.

Të krijuara në vitin 1917, çmimet “Pulitzer” shpërblejnë punën e gazetarëve në botimet amerikane, gazetat ditore, revistat ose faqet e lajmeve.

Ata, gjithashtu, vlerësojnë fotografitë e shtypit, vizatimet, radion, letërsinë, poezinë dhe muzikën./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.