Mbështetje për gratë fermere në zonën e Gramshit që kultivojnë lavandën

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Vazhdon mbështetja për gratë fermere në zonën e Gramshit që kultivojnë lavandën edhe në situatën e COVID-19.

“Ekipi i CNVP (Connecting Natural Values and People) në kuadër të projektit LED të mbështetur nga Suedia u është përgjigjur nevojave të më shumë se 50 familjeve për mjete pune, maska mbrojtëse, doreza pune në zonën e largët dhe të varfër të fshati Kushovë në Gramsh”, bën të ditur Ambasada e Suedisë në vendin tonë.

Ekipi i CNVP që zbaton Projektin e Zhvillimit Ekonomik Lokal, financuar nga qeveria suedeze vazhdon të mbështesë prodhimin e qëndrueshëm medicinal dhe aromatik të bimëve në zonat rurale të Shqipërisë.

Në vitin 2019, rreth 11,7 mijë tonë bimë mjekësore të thata dhe 34,3 tonë vajra esenciale të prodhuara në Shqipëri u eksportuan në tregjet ndërkombëtare, duke mbuluar gati 20% të eksporteve të përgjithshme të bujqësisë së vendit./a.gjonaj//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.