Mat/ 184 pako ushqimore për familjet në nevojë gjatë 24 orëve

TIRANË, 5 maj /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Matit vazhdon operacionin humanitar për familjet në nevojë në të gjitha njësitë administrative.

Kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj tha se vetëm 24 orët e fundit kemi shpërndarë 184 pako ushqimore si dhe shërbime të tjera për të moshuarit.

“Vijon puna dhe kujdesi i veçantë në shërbim të familjeve në nevojë të cilët janë përfitues të ndihmës ekonomike dhe 6%. Ditën e sotme janë kryer 189 shërbime të ndryshme, 184 pako ushqimore, 3 blerje medikamentesh dhe 2 blerje ushqimesh”, tha Malaj.

Ai tha se strukturat e shërbimit social të bashkisë Mat, do jenë çdo ditë pranë familjeve në nevojë.

“Çdo ditë pranë atyre që sot kanë nevojë për ne dhe operacioni humanitarë do vazhdojë deri në fund të pandemisë”, tha ai.

Po ashtu, Malaj shton se” bashkia Mat është ‘zonë e gjelbër’, por duhet të respektojmë masat e përcaktuara për të parandaluar COVID-19 edhe gjatë fazës së lëshimit të masave”.

/a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.