Manastirliu: Komiteti i Ekspertëve drejtohet nga zv.ministrja e Shëndetësisë

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se në krye të Komitetit të Ekspertëve, i cili përgjatë dy muajve ka vlerësuar situatën e përhapjes së pandemisë dhe ka sugjeruar masat kufizuese qëndron zv.ministrja Rakacolli.

Në një nga mediet e vendit, Manastirliu u shpreh se “Komiteti i Ekspertëve drejtohet nga zëvendësministrja e e Shëndetësisë, profesoreshë Mira Rakacolli, dhe ka në përbërje ekspertë të ndryshëm të fushave të ndryshme. Nga ana tjetër ka edhe grupe teknikësh që asistojnë me përgatitjen e strategjive tona”.

Lidhur me sportin, ajo tha se “e kuptoj ndjeshmërinë dhe që është i nevojshëm fakti që të kemi një përgjigje të shpejtë por jemi duke e vlerësuar me shumë seriozitet dhe hapjen në radhë të parë të stërvitjeve dhe më pas me hapjen e lojërave. Por është një moment shumë delikat. Duhet të na mirëkuptoni, jemi duke vlerësuar situatën ditë pas dite. Nëse numrat janë në favorin tonë, pra nëse vijojnë të mbeten të ulët dhe nëse do të kemi një situatë e qëndrueshme, atëherë do të kemi rihapje të tjera do të vijojmë me planin tonë të strategjisë siç kemi bërë tashmë”.

z.tosku/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.