Kryetari i Gjilanit apel qytetarëve: Respektoni rregullat kundër COVID-19

 

PRISHTINE, 5 maj /ATSH/ -Komiteti për menaxhimin e emergjencave në Gjilan kundër përhapjes së COVID-19, e ka vlerësuar gjendjen e qetë dhe të stabilizuar, pasi u bë një javë që nuk ka pasur asnjë rast pozitiv.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se të gjitha rastet janë në monitorim të institucioneve, ndërkaq ka shtuar se përkundër lehtësimit të masave në sektorin e ekonomisë dhe lirisë së lëvizjes, të mos shkelen rregullat e përcaktuara.

“Kjo nënkupton që nuk mund të dilni në vende publike më shumë se dy herë që janë të përcaktuara nga 90 minuta. Patjetër duhet të përdoren dorezat e maskat. Në vendet publike nuk ka lejeqëndrim. Nuk mund të shfrytëzohen parqet dhe vendet e gjelbra për rekreacion, sport e aktivitete tjera”,tha Haziri, në konferencën për media./KosovaPress/ /e.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.