INDI – Rritet ndjeshëm numri i rasteve dhe viktimave të reja nga COVID-19

NJU DELHI, 4 maj /ATSH-DPA/ –  India raportoi numrin më të lartë të viktimave dhe rasteve nga COVID-19 brenda 24 orëve, duke ardhur edhe si pasojë e lehtësimit të kufizimeve nga qeveritë rajonale në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 195 vikima të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1 568.

Numri i rasteve u rrit në 46 433, një rritje prej 3 900 personash të infektuar.

Numri i pacientëve të shëruar arriti në 12 727.

Zyrtarët shëndetësorë njoftuan se rritja e numrit të të shëruarve ishte për shkak të shtimit të testimeve.

Numri më i madh i rasteve u raportua në qytetet kryesore indiane si Nju Delhi dhe Mumbai. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.