DEMOGRAFI – Numri i fëmijëve nën 14 vjeç në Japoni, më i ulëti që nga 1982

TOKIO, 5 maj /ATSH-AA/- Numri i fëmijëve të moshës nën 14-vjeçare në Japoni, arriti në rreth 15 milionë duke shënuar nivelin më të ulët që nga viti 1982.

Sipas të dhënave të përditësuara të ministrisë së Brendshme, nga muaji prill numri i fëmijëve të moshës deri 14-vjeç është zvogëluar për 200 000 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u ulur në 15,12 milionë.

Numri i fëmijëve, që përbën 12 % të popullsisë së përgjithshme, shënoi rritje vetëm në kryeqytetin Tokio, ndërsa në prefekturat e tjera shënoi ulje. Sipas grafikëve dhjetëvjeçarë numri i fëmijëve në vitin 1955 ishte 33,4 %, në 1965 ishte 25,6 %, në vitin 1975 24,3% dhe në 1985 ishte 21,5%.

Në vitin 1995 popullata infantile ka shënuar 16 % , 13,8 % në 2005 dhe 12,5 % në vitin 2015. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.