COVID-19 – Britania e Madhe vendi i parë europian që tejkalon 30 000 të vdekur nga pandemia

LONDËR, 5 maj /ATSH-AFP/- Britania e Madhe u bë sot vendi i parë në Europë që kapërceu 30 000 vdekje të lidhura me koronavirusin e ri, vendi i dytë më i prekur nga pandemia në botë, pas SHBA-së, sipas statistikave zyrtare të botuara.

Shifrat javore të agjencive të ndryshme statistikore rajonale tregojnë një bilanc prej 32 313 vdekje në të cilat COVID-19 është shkaku i dyshuar i treguar në certifikatën e vdekjes, pra një shifër më e lartë se Italia.

Raporti i fundit nga Ministria e Shëndetësisë, që përfshin vetëm vdekjen në spitale dhe azilet për të moshuar të pacientëve të testuar pozitiv me COVID-19, numëron 28 734 të vdekur ditën e hënë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.